KQZ mblidhet për organizimin e zgjedhjeve të qershorit

Shqipëria

KQZ mblidhet për organizimin e zgjedhjeve të qershorit

Më: 11 janar 2017 Në ora: 12:50
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Shqipëri

KQZ-ja fillon nesër punën për organizimin e zgjedhjeve të 18 qershorit 2017 dhe konkretisht për njesitë administrative ku do të ngrihen qendrat e numërimit, pagesën e komisionerëve, modelin e fletëve të votimit, vulave dhe gjithçkaje tjetër të domosdoshmë për organizimin e tyre.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se mbledhja më datë 12 janar do të ketë këtë rend dite:

1. “Për caktimin e njësive administrative ku do të krijohen selitë e KZAZ-ve për zgjedhjet për Kuvend të datës 18.06.2017”.

2. “Për ngritjen e Zyrave Rajonale Zgjedhore për zgjedhjet për Kuvend të datës 18.06.2017 dhe caktimin e njësive administrative ku do të jenë ambientet e punës të ZRZ-ve”.

3. “Për caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët e KZAZ-ve, KQV-ve dhe anëtarëve të grupeve të numërimit të votave për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18 qershor 2017”.

4. “Për miratimin i modelit dhe specifikimeve teknike të fletëve të votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 18.06.2017”.

5. “Për miratimin e modeleve të dokumenteve që do të përdoren nga GN-ja dhe KZAZ-ja për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 23.06.2013”.

6. “Për përdorimin e kamerave regjistruese dhe monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendin e Numërimit të Votave, në Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 18 qershor 2017”.

7. “Për miratimin e modeleve të disa materialeve zgjedhore që do të përdoren për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 qershor 2017". (kutia e votimit, kutia e materialeve zgjedhore, vulat e KZAZ, KQV, vula rezervë, kodet e sigurisë, dhomat e fshehtësisë, lënda e posaçme për timbrimin e zgjedhësve).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat