Opozita e Bashkuar, Basha: Zgjedhjet janë në rrezik nga krimi, blerja e votës e narko-trafiku

Shqipëria

Opozita e Bashkuar, Basha: Zgjedhjet janë në rrezik nga krimi, blerja e votës e narko-trafiku

Më: 11 janar 2017 Në ora: 13:56
Lulzim Basha

Opozita e Bashkuar e udhëhequr nga PD-ja, ka dalë në një qëndrim se zgjedhjet janë në rrezik si pasojë e krimit, shitje-blerjes së votës, si pasojë e varfërisë, si pasojë e kthimit të vendit në një parajsë të narko-trafikut.

Deklaratën e ka bërë kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili pas takimit me partitë opozitare në Parlament, ka bërë të ditur se “kohë nuk ka më dhe kjo është çështja më e rëndësishme e tanishme”.

Sipas Bashës, është përgatitur platforma për ta diskutuar me qëllim që zgjedhjet ti vendosin qytetarët e jo krimi e blerja e votës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat