Kalaj: Nuk fshihem nga drejtësia, ja pse nuk u paraqita të dëshmoj pranë Komisionit

Shqipëria

Kalaj: Nuk fshihem nga drejtësia, ja pse nuk u paraqita të dëshmoj pranë Komisionit

Më: 11 janar 2017 Në ora: 14:15
Komisioni Parlamentar

Nue Kalaj, personi i akuzuar se ka luajtur rolin e sekserit për marrëveshjen e privatizimit të OSSH mes kompanisë çeke të energjisë, CEZ, përmes një komunikatë për media ka bërë të ditur se në asnjë rrethanë nuk do të fshihet nga  drejtësia dhe nuk do t’i ikë organeve të drejtësisë.

Ja komunikata i tij e plotë:

Unë, Nuel Kalaj, deshiroj te informoj opinionin publik në lidhje me  ftesën për t'u paraqitur pranë Komisionit Parlamentar në Tiranë, për çështjen e ÇEZ-it.

Njoftoj opinion publik se këto ditë ndodhem në Kosovë per arsye familjare , ndërsa njoftimin e kam marr me datë (9.01.2017) në ora 14:00 nga familjarët e mi, vetëm një ditë para mbledhjes së komisionit parlamentar e cila u mbajt me datë (10.01.2017). Për shkak të kushteve të vështira atmosferike e kisha të pamundur te udhëtoja për Tiranë.

Në asnjë rrethanë,  unë nuk do të fshihem dhe as nuk do t'i ikë asnjë përgjegjësie sa i përket kësaj çështjeje.

I gjithë aktiviteti im është i mbështetur në baza ligjore dhe marrëveshja ime me ÇEZ-in është kontraktuale. 

Pas pushimit jam i gatshëm të paraqitem vullnetarisht pranë Komisionit Parlamentar.

Me respekt Nuel Kalaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat