Ja kush do ta përfaqësojë PS-në në inaugurimin e Trump si president i SHBA-ve

Shqipëria

Ja kush do ta përfaqësojë PS-në në inaugurimin e Trump si president i SHBA-ve

Më: 11 janar 2017 Në ora: 19:43
Donald Trump

Edi Rama nuk do jetë i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 20 janar.

Ai që do të përfaqësojë PS-në në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur të SHBA-ve do të jetë ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, njëherazi anëtar i kryesisë së Partisë Sociale, si dhe deputeti Ervin Bushati.

Ministri Klosi dhe deputeti Bushati do të marrin pjesë në ceremoninë e betimit të Trump dhe në të gjitha ceremonitë pasuese protokallare të marrjes së detyrës, raporton “Top Channel”.

Ndërkohë nga e djathta pjesëmarrës në ceremoni priten të jenë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kreu i PR-së Fatmir Mediu si dhe Princi Leka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat