Kjo është gjendja e rrugëve në Shqipëri

Shqipëria

Kjo është gjendja e rrugëve në Shqipëri

Më: 12 janar 2017 Në ora: 09:26
Ilustrim

Situata e reshjeve të borës dhe acari që ka përfshirë Shqipërinë, duket se është drejt përmirësimit, pavarësisht se Tirana është zbardhur mbrëmjen e djeshme nga reshjet.

Më poshtë situata:

Në Rajonin Verior Shkodër: Kalueshmëria e akseve në këtë Rajon po shkon drejt përmirësimit. Kontraktorët janë dukë bërë pastrimin dhe hedhjen e kripës, në zonat ku ka ngrica.

Në Rajonin Qendror Tiranë: Sot në shumicën e akseve të Qarkut Tiranë, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Të bëhet kujdes në qarkullim sepse ka formim të akullit në rrugë. Kontraktorët janë duke punuar për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës në shumë zona si: Mbikalimi i Kasharit, Superstrada Tiranë - Durrës, etj.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në Qarkun e Korçës ka patur temperatura të ulëta deri minus 10 gradë. Përveç aksit të Dardhës, Voskopojës dhe Ersekë - Gërmenj, të gjitha akset e tjera qarkullohen pa zinxhirë.

Në Qarkun e Vlorës: Autostrada Vlorë - Levan dhe rruga e vjetër qarkullohen me zinxhirë.

Po kështu qarkullohen me zinxhirë disa akse në Fier, Berat etj.

Në të gjitha akset po punohet për hedhjen e kripës dhe pastrimin e akseve, nuk ka asnjë bllokim te akseve kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat