Temperaturat e ulëta në Shqipëri: Vdes një tjetër person në Vlorë

Shqipëria

Temperaturat e ulëta në Shqipëri: Vdes një tjetër person në Vlorë

Më: 12 janar 2017 Në ora: 17:51
Ilustrim

Një tjetër viktimë është regjistruar nga moti i ligë i ditëve të fundit në Shqipëri.

80-vjeçari Tashin Llanaj nga qyteti i Vlorës, ka ndërrur jetë sot pas frakturave të shumta në trup që iu shkaktuan nga rrëshqitja në akull.

Ngjarja ndodhi më 5 janar jashtë banesës së tij.Prej 7 ditësh i moshuari qëndroi në spitalin e Vlorës, por nuk mundi të mbijetonte.

Me vdekjen e tij shkon në 11 numri i personave që kane humbur jetën nga moti i keq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat