Liqeni i Kukësit nën akull, pakësohen shpendët

Shqipëria

Liqeni i Kukësit nën akull, pakësohen shpendët

Më: 12 janar 2017 Në ora: 17:52
Liqeni i Kukësit

Liqeni i Kukësit është zbardhur ndërkohë që sipërfaqja ujore ku derdhen Drini i Bardhë dhe i Zi ishin tërësisht të ngrira.

Specialisti, Arben Palushi  thotë se liqeni i Kukësit është i mbushur me akull pasi temperaturat prej një jave janë nga – 15 në – 20 gradë celsius. Ky fenomen ndodh një herë në dy tre vjet.

Më shumë ngrin sipërfaqja e pellgut të Drinit të Zi dhe e Drinit të Bardhë, ndërsa pellgu i Kukësit ngrin më pak. Sivjet numri i shpendëve ka qenë më i vogël dhe rezultati është negativ në krahasim me vitin e kaluar.

Ai thotë se sipërfaqja po shkrin dhe gjendja është në përmirësim e sipër. Me gjithë moratoriumin e shpendëve nga qeveria vihet re që ka pasur gjueti të shpendëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat