Taulant Balla "i vjedh rrobat" Edi Ramës

Shqipëria

Taulant Balla "i vjedh rrobat" Edi Ramës

Më: 12 janar 2017 Në ora: 18:23
Edi Rama dhe Taulant Balla

Duket se xhupat me logon e ekipeve sportive, janë jo vetëm të duhurit për të përballuar këtë të ftohtë siberian, por edhe më të preferuarit në radhët e deputetëve dhe zyrtarëve të Partisë Socialiste.

Idenë në fillim për këtë gjest, duket se e dha Kryeministri Edi Rama që jo pak herë ka zgjedhur kostume me logot e ekipeve sportive, në takimet e tij me banorët, apo edhe në kohën e tij të lirë.

Kështu së fundmi, Rama u pa veshur si me xhupin me logon e Juventusit, ashtu edhe me atë të Bajernit të Mynihut.

Duket se këtë shembull ka nisë të marrë edhe nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, që është parë i veshur në një aktivitet me një xhup, ku në të ishte logoja e ekipit gjerman të Mynihut.

Siç duket, edhe në këto ditë të ftohtë, pasioni për ekipin e tij të zemrës është ende mjaft i lartë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat