Presidenti Nishani: S'kemi ndërhyrë në punët e Maqedonisë, por kujdesemi për interesat e shqiptarëve

Shqipëria

Presidenti Nishani: S'kemi ndërhyrë në punët e Maqedonisë, por kujdesemi për interesat e shqiptarëve

Më: 12 janar 2017 Në ora: 20:34
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani

Pavarësisht se platforma e përbashkët e partive shqiptare u firmos në Tiranë, krerët e lartë të shtetit shqiptar mohojnë të kenë ndërhyrë në punët e brendshme të Maqedonisë.

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani në intervistën për alsat në Maqedoni, sqaroi se platforma e përbashkët është investim dhe përgjegjshmëri tërësisht e faktorit shqiptar politik në Maqedoni në interes të të drejtave të shqiptarëve dhe kontribut real për të ardhmen e Maqedonisë. Sipas Nishanit, Shqipëria thjesht kujdeset për shqiptarët në Maqedoni njësoj si dhe për shqiptarët në Mal të Zi e Luginë të Preshevës.

“Ka qenë një iniciativë e vetë faktorit shqiptar në Maqedoni për të informuar faktorët relevant në Shqipëri. Nuk ka asnjë ndërhyrje, sepse nuk ka asnjë inicim të iniciativave të posaçme për mënyrën se si Shqipëria duhet t’u tregojë shqiptarëve në Maqedoni se si mund të ndërtojnë ata qeverisjen e ardhshme, si duhet të vendosin ata në koalicione, si duhet të vendosin në mënyrën e emërimit të njerëzve që do t’i përfaqësojnë “, deklaroi Bujar Nishani, President i Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat