Ministri sqaron të vërtetën për shtyrjen e shkollave nga gripi që ka prekur Shqipërinë

Shqipëria

Ministri sqaron të vërtetën për shtyrjen e shkollave nga gripi që ka prekur Shqipërinë

Më: 12 janar 2017 Në ora: 22:10
Ilir Beqaj

Gjatë ditës së sotme ka qarkulluar lajmi se Ministra e Shëndetësisë ka zgjatur për të tretën herë datën për fillimin e shkollave dhe kopshteve për shkak të gjendjes gripale në vend. Sipas këtij lajmi, shkollat dhe kopshtet do qëndrojnë të mbyllura deri në 20 janar, ndërsa mësimi në universitet do të nisë më 16 janar.

Por në një prononcim për ‘News24’ ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se lajmi nuk është aspak i vërtetë. 

“Unë nuk kam firmosur gjë, ndryshe nga dy herët e tjera. ky është një word i shkruar dhe s’ka asgjë të ngjashme me urdhrat e mi zyrtare”- ka thënë Beqaj.

Ka një urdhër ose propozim nga Ministria e Shëndetësisë për shtyrjen e shkollës?Ilir Beqja: Nga ne nuk ka propozim.

Po për shkresën qe qarkullon çfarë mund të thoni?

Ilir Beqja: Nuk e kam parë të plotë, por unë nuk kam firmosur gjë ndryshe nga dy herët e tjera. Ajo shkrese është një word i shkruar dhe s’ka asgjë të ngjashme me urdhrat e mi zyrtare.

Kujtojmë se ministria ka dhënë 2 herë urdhër për shtyrjen e shkollave si pasojë e gripit.

Mbyllja e çerdheve, kopshteve, shkollave erdhi pas vendimit të dates 3 janar të Ministrisë së Shëndetësisë, ku u vendos shtyrja e datës së fillimit të shkollave për shkak të situatës gripale në vend dhe qeveria vijoi masat parandaluese duke caktuar tre ditë të tjera pushimi.

Këshilli i Ministrave vendosi që të caktojë ditë pushimi datat 4, 5 dhe 6 janar, për një nga prindërit që kanë fëmijë të mitur dhe që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, të cilët janë nëpunës civilë apo punonjës të tjerë të administratës publike, në nivel qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.

Më pas erdhi vendimi i dytë i Ministrisë së Shëndetësisë, më date 7 janar për mbylljen e shkollave deri më 14 janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat