Gripi dhe moti i keq, shtyhet sërish nisja e procesit mësimor

Shqipëria

Gripi dhe moti i keq, shtyhet sërish nisja e procesit mësimor

Më: 12 janar 2017 Në ora: 22:47
Ilustrim

Shkollat, çerdhet dhe kopshtet do të qëndrojnë të mbyllura deri më datë 20 janar 2017.  Ky është urdhri i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, si masë për parandalimin e përhapjes së virusit të gripit.

“Qëllimi kryesor i mbylljes së institucioneve shkollore është parandalimi i përhapjes së virusit të gripit dhe sterilizim e dezefektim i ndërtesave shkollor”, thuhet ndër të tjera në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga kjo masë përjashtohet arsimi universitar, institucionet e të cilit do të hapen ditën e hënë më 16 janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat