Kujdes kur udhëtoni! MTI: Ja rrugët ku ka ende prezenca akulli

Shqipëria

Kujdes kur udhëtoni! MTI: Ja rrugët ku ka ende prezenca akulli

Më: 13 janar 2017 Në ora: 11:22
Ilustrim

Ministia e Transporteve vijon të monitorojë nga afër situatën në çdo aks rrugor të Shqipërisë, si rezultat i motit të ftohtë dhe reshjeve të shumta në vend.

Përmes një komunikate për shtyp, lidhur me situatën e deritanishme, MTI thekson se janë marrë të gjitha masat për përballimin e situatës së motit.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se të gjitha akset janë të kalueshme, por nga ana tjetër, ka ende rrugë të cilat janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Situata e qarkullimit në akset kombëtare, paraqitet si më poshtë:

Në Rajonin Verior Shkodër:

Ka përmirësim në qarkullimin e akseve të këtij Rajoni. Shumë nga akset e Dibrës dhe Kukësit sot janë raportuar që qarkullohen pa zinxhirë ose pjesërisht pa zinxhirë. Në të gjitha akset mjetet dhe punëtorët janë në gadishmëri për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës.

Në Rajonin Qëndror Tiranë:

Ka përmirësim të qarkullimit në të gjitha akset e këtij Rajoni. Vetëm segmenti Qafë Mollë - Bizë dhe Vilat Qeveritare - Antenat, qarkullohen me zinxhirë. Me kujdes duhet qarkulluar edhe në drejtim të Krrabës, e Sarisalltikut.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër:

Në Qarkun e Korçës qarkullohen me zinxhirë vetëm tre akse, Boboshticë - Dardhë, Korçë - Voskopojë dhe Ersekë - Leskovik. Në Gjirokastër, ka disa segmente me zinxhirë, si Përmet - Çarshovë dhe Erind - Çajup. Në Vlorë, qarkullimi në Llogora kryhet pa zinxhirë. Bashkëngjitur do të gjeni tabelën me situatën e qarkullimit në akset kombëtare, sipas qarqeve.

Ne asnje aks kombetar nuk ka bllokim qarkullimi. Informacioni i trasmetuar në përmbajtje të këtij mesazhi është i destinuar vetëm për individin ose për institucionin të cilit i është nisur, mund të përmbajë materiale konfidenciale dhe / ose të privilegjuara vetëm për marrësin.

Çdo rishikim, trasmetim, shpërndarje apo kryerje e ndonjë veprimi tjetër të ngjashëm me këto, nga personat apo nga subjekte të tjera të ndryshme nga marrësi i synuar,është i ndaluar. Nëse merrni gabimisht këtë mesazh, ju lutem kontaktoni urgjentisht dërguesin e tij dhe fshini çdo material të trasmetuar në kompjuterin tuaj. Ne nuk pranojmë asnjë detyrim lidhur me dëmtimin apo humbjen e shkaktuar nga programe të dëmshme apo nga viruse , përveç rastit të neglizhencës së plotë, apo sjelljes së gabuar dhe të qëllimshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat