Nisin "ethet" zgjedhore, Rama troket në zyrën e Metës

Shqipëria

Nisin "ethet" zgjedhore, Rama troket në zyrën e Metës

Më: 13 janar 2017 Në ora: 11:59
Edi Rama

Dy liderët e mazhorancës, Kryeministri Edi Rama dhe Kreu i Kuvendit Ilir Meta kanë zhvilluar sot takimin e parë mes tyre për vitin 2017.

Ka qenë kryeministri Rama i cili ka shkuar dhe ka trokitur në zyrën e kryeparlamentarit Meta, në selinë qëndrore të Kuvendit.

Zyrtarisht nuk dihet ende se cili është qëllimi i këtij takimi, por mendohet se zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 18 Qershorit. Kjo referuar edhe deklaratave të fundit të ardhura nga kampi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, konkretisht Ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani dhe deputeten Silvana Caka.

Dy zyrtarët e LSI-së deklaruan se do të ishte më demokratike që në zgjedhjet e ardhshme PS dhe LSI të mos jenë në koalicion. Megjithatë, siç është theksuar edhe nga vetë kreu i LSI-së Meta, vendimi zyrtar do të jepet në Prill. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat