Akuzat për kanabizimin e vendit, Tahiri "mbrohet" prapa Ramës: Notën e jep Kryeministri

Shqipëria

Akuzat për kanabizimin e vendit, Tahiri "mbrohet" prapa Ramës: Notën e jep Kryeministri

Më: 13 janar 2017 Në ora: 12:57
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u është përgjigjur akuzave në distancë, të ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani lidhur me situatën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në vend.

Në konferencën e përbashkët me homologun austriak, Ëolfgang Sobotka,  Ministri Tahiri, i pyetur në lidhje me çështjen e kanabizimit të vendit, tha se vlerësimet për luftën antidrogë që po bëhet e jep Kryeministri.

“Unë nuk jam komentator, jam Ministër dhe kam detyrimin të bëj punën time më mirë për një Shqipëri më të drejtë, më të sigurtë dhe më të zhvilluar. Nuk kam dëshirë të komentoj komentet, aq më pak kur komentet janë nga një koleg tjetër i imi, i cili po si unë ka detyrën të bëjë sa më mirë detyrën. Punën tonë e vlerëson Kryeministri dhe mbi të gjitha e vlerëson dhe e gjykon publiku dhe qytetarët të cilët me plot të drejtë presin sa më pak fjalë dhe sa më shumë punë. Ajo që kemi bërë në luftën kundër drogës bashkë me partnerët është prioritet maksimal i yni dhe Shqipëria do vazhdojë të bëjë akoma më shumë për një Shqipëri të denjë për shqiptarët. Siç po bëjmë më shumë për partnerët në luftën” tha Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat