Bylykbashi në një mendje me LSI-në: Zgjedhjet "Jo'' peng i parasë kriminale, të dënohet shitblerja e votës

Shqipëria

Bylykbashi në një mendje me LSI-në: Zgjedhjet "Jo'' peng i parasë kriminale, të dënohet shitblerja e votës

Më: 13 janar 2017 Në ora: 12:59
Oerd Bylykbashi

Gjatë mbledhjes së komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore, bashkëkryetari demokrat, Oerd Bylykbashi, tha se komisioni duhet të përqendrohet te çështjet kryesore që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me garantimin e një procesi zgjedhor të ndershëm.

Ai tha se opozita propozon uljen e shpenzimeve për fushatën në mënyrë që partitë politike të financohen nga buxheti i shtetit. “Zgjedhjet nuk mund të jenë peng i parasë kriminale”, tha ai. 

Bashkëkryetari i komisionit për Reformën zgjedhore ka dalë në një mendje edhe me  një tjetër propozim të LSI-së dorëzuar komisionit pak ditë më parë në lidhje me dënim e shti-blerjes së votës. 

Bylykbashi: Na shtrohet përpara një dokument, i cili do të jetë shtylla kurrizore e punës tonë. Një gjë duhet të jetë e padiskutueshme; shqetësimet themelore për zgjedhjet duhet të trajtohen me dinjitet. Çështja e zgjedhjeve është primare. Diskutime të llojit se kush është mandati i këtij komisioni, janë justifikime, të cilat bëhen për të shmangur zgjidhjen e çështjeve reale që kanë zgjedhjet.

Ky dokument duhet të shikohet në mënyrë të kujdesshme për të përcaktuar se kush janë çështjet që duhet të diskutohen pa diskutim! Këto çështje janë: numërimi elektronik, identifikimi biometrik në mënyrë integrale që të shmanget marrja e kartave të zgjedhësve, që nuk është blerje vote apo anulim i të drejtës së votës. Korruptimi i komisionerëve. Financimi publik që kemi ngritur është i domosdoshëm. Zgjedhjet nuk mund të jenë peng i parasë kriminale që më pas subjektet blejnë shtetin dhe kthehemi në oligarki.

Duhet të reduktojmë shpenzimet në mënyrë që buxheti i shtetit të financojë partitë në mënyrë të shëndetshme. Shitblerja e votës duhet të kthehet në vepër penale e rëndë. Strukturat e reja për të goditur korrupsionin duhen ta kenë prioritet këtë çështje. Të gjitha çështjet që propozon opozita janë të bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR-t. Për ndryshe, zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri nuk ka.

Bashkëkryetari tjetër i komisionit, Taulant Balla tha se mazhoranca nuk ishte kundër votimit elektronik.

Balla: Unë nuk shoh që kemi ndasi të mëdha dhe të bëjmë diskutime të mëdha. Më lejoni t’ju them kush është pozicioni im si bashkëkryetar për çështjen e votimit elektronik. Nuk kam thënë kurrë këtu se jam kundër sepse e kam kërkuar vetë 5 vite më parë. Jam shumë pro. A kemi mundësi të krijojmë një sistem të plotë? Jemi pro! Por, për këtë çështje propozimi im është që pasi ne të kemi shprehur të gjithë dakordësinë, dhe për këto çështje të pyesim OSBE/ODIHR. Nëse ne e miratojmë tani këtë, kemi kohë në dispozicion? OSBE ka thënë se duhet të bëhet një studim fizibiliteti. Kjo nuk na përket ne pastaj. PS kundër listave të hapura por jo kundër numërimit elektronik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat