Digjet lokali i ish-zyrtarit të PD në Lezhë, Lulaj: Presion, jemi në prag fushate

Shqipëria

Digjet lokali i ish-zyrtarit të PD në Lezhë, Lulaj: Presion, jemi në prag fushate

Më: 13 janar 2017 Në ora: 14:27
Pamje nga video

Një lokal në Tale të Lezhës është shkrumbuar nga zjarri. Ngjarja në fjalë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Sipas asaj që raporton "BalkanWeb", lokali është në pronësi të Agostin Lulajt, ish-kryetar i Partisë Demokratike për bregun e Matit.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë arritur t’i vënë flakën objektit të tij, nga i cili tashmë nuk ka ngelur asgjë. Në një prononcim për ‘BalkanWeb’ Lulaj thekson se zjarrvënia është e qëllimshme dhe se ngjarja ka prapavijë politike.

Ai shton më tej se gjithçka mund të ketë ndodhur pasi dhe fushata elektorale po afron, duke shtuar se dëmi i shkaktuar kap shifrat e 110 mlion lekë të vjetra. Sakaq, policia ka nisur hetimet, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të zjarrëvënies. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat