Ministria e Mjedisit nis numërimin e shpendëve ujorë

Shqipëria

Ministria e Mjedisit nis numërimin e shpendëve ujorë

Më: 13 janar 2017 Në ora: 17:06
Ministria e Mjedisit nis numërimin e shpendëve ujorë

Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtar e Zonave të Mbrojtura, (AKZM) ekspertë të huaj dhe vendas me mbështetjen e projektit NaturAL për të dytin vit radhazi do të kryejnë censusin, numërimin e shpendëve ujorë me qëllim ngritjen e kapaciteteve të pesonelit të zonave të mbrojtura për monitorimin e faunës së egër.
Numërimi i shpendëve ujorë për vitin 2017 do të kryhet në periudhën 13-15 Janar nga një grup prej 12 ekspertësh vendas e të huaj, të cilët do të mbulojnë 18 zona të rëndësishme për shpendët ujorë të shpërndara në të gjithë vendin.

Ekspertët do të kenë mbështetjen e më shumë se 40 personave nga stafi i 12 AdZM-ve, të cilët duke punuar së bashku do të mësojnë më shumë mbi teknikat dhe protokollet e numërimit të shpendëve.
Për të ngritur më tej kapacitetet e stafit të AdZM-ve është zhvilluar paraprakisht një sesion trajnimi, ku ekspertët kanë demonstruar teorikisht dhe me ushtrime praktike protokollet e numërimit si dhe mënyrat e identifikimit të shpendëve gjatë procesit të numërimit. Trajnimet janë zhvilluar në datë 12 janar në tre zona (Kune-Vain, Orikum, Pogradec).

Edhe vitin e kaluar u kryhen trajnime, por këtë vit numri i personave të përfshirë është më i madh dhe eksperienca e stafeve në këtë proces po vjen duke u zhvilluar. Të dhënat e grumbulluara do të jenë pjesë e BIONNA, (data-baze ndërkombëtar elektronik i biodiversitetit) dhe do mund të përdoren nga të gjithë të interesuarit për të njohur më mirë pasuritë e natyrës së Shqipërisë. Gjithashtu, ato do të ndihmojnë AKZM dhe Ministrinë e Mjedisit në formulimin më të saktë të politikave dhe strategjive për ruajtjen e natyrës dhe elementeve të biodiversitetit.
[12] Me vendosjen e moratoriumit të gjuetisë pritet që numri i shpendëve migrator të tjetë më i lartë se vitin e kaluar, pasi në lagunat dhe liqenet tona ndërkufitare është rikthyer qetësia, megjithatë këtë do ta tregojnë shifrat. Përpunimi i të dhënave pritet të zgjasë të paktën një javë, bën të ditur në një njoftim për shtyp AKZM-ja.

Zonat ku do të monitorohet:
1. Kune-Vain
2. Orikum
3. Prespa e Vogël
4. Prespa e Madhe
5. Liqeni i Shkodrës
6. Gjiri i Lalëzit
7. Patok
8. Thana
9. Butrinti
10. Karpen
11. Shëna-Vlash
12. Liqenet e Belshit
13. Buna-Velipoja
14. Narta
15. Karavasta
16. Liqeni i Ohrit
17. Semani
18. Liqeni i Fierzës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat