Shpëtohet një 50 vjeçar që po mbytej në Liqenin e Pogradecit

Shqipëria

Shpëtohet një 50 vjeçar që po mbytej në Liqenin e Pogradecit

Më: 14 janar 2017 Në ora: 13:14
Foto nga vendi ngjarjes

Policia kufitare në Pogradec ka arritur të shpëtojë një 50 vjeçar që po mbytej në liqen.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 07:55, ku Patrulla e Përgjithshme e Policisë së Pogradecit është njoftuar për një shtetas me varkë, i cili kërkonte ndihmë në brendësi të liqenit të Pogradecit.

Policia kufitare ka mbërritur në kohë në vendin e ngjarjes duke e nxjerrë 50 vjeçarin me iniciale Y.B. nga uji thuajse pa ndjenja. Ai u transportua me anbulancë në spitalin e Pogradecit, ku ju dha ndihma mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat