Doli nga burgu por ka një dëshirë, pasioni i fshehur i vajzës nga Burreli që fitoi sot lirinë

Shqipëria

Doli nga burgu por ka një dëshirë, pasioni i fshehur i vajzës nga Burreli që fitoi sot lirinë

Më: 14 janar 2017 Në ora: 15:53
Fatbardha Gjonaj

Fatbardha Gjonaj e dënuar për vrasjen e ish-të dashurit të dhunshëm, la qelinë nga burgu i grave në kryeqytet. Jashtë e priste vetëm e ëma.

“Kam qëndruar 6 vjet e gjysëm këtu. Jeta këtu është e vështirë por përshtatesh, pasi bëmë një vepër penale dhe mësohesh”, thotë Fatbardha.

Por ajo ende nuk i ka idetë e qarta për të ardhmen. “Se di çfarë do bëj por shpresoj të jetë më e mira”, vijon ajo.

33-vjeçarja nga fshati Baz i Burrelit ka pasion këngën. “Se di sa do më jepet mundësia por meqë mora pjesë në The Voice shpresoj që ta ndjek me ndihmën e televizonit Top-Channel”, thotë Fatbardha.

I pranshëm në burgun e grave, ministri Manjani vijoi me deklaratat në distancë me kolegun e tij në qeveri Saimir Tahiri. 

“Dy gra do të punësohen dhe dua të falenderoj Top Channel-in, më falni për reklamën, por punësimi dhe vetëm punësimi i ligjshëm është rruga e duhur pasi kanabisi nuk është një opsion”, tha Manjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat