“Daily Mail”, për Shqipërinë: Pamje të bukura, njerëz simpatikë dhe e lirë si patatinat

Shqipëria

“Daily Mail”, për Shqipërinë: Pamje të bukura, njerëz simpatikë dhe e lirë si patatinat

Më: 14 janar 2017 Në ora: 18:38
Pamje nga Shqipëria, media Daily Mail

Britanikja Daily Mail ka publikuar një reportazh të Thomas W. Hodgkinson që ka vizituar jugun e Shqipërisë dhe ka qëndruar kryesisht në Gjirokastër.

Shkrimi është një reklamë për jugun e vendit tonë pasi thuhen mjaft fjalë të mira. 

Kjo duket që në titullin “Pamje e bukur, njerëz simpatikë dhe lirë sa patatinat. Shqipëria është e bërë për ta shijuar familjarët”. Reportazhi nis me pyetjen: “A është Shqipëria një vend i mërzitshëm?”  

“Unë udhëtova nga kryeqyteti Tirana me gruan time dhe djalin e mitur. Ajo që pashë ishte ç’rregullsia arkitektonike dhe që mu duk më pak joshëse se e Belgjikës. Pastaj vinin malet. Në fund të shfaqej qyteti i gurtë i Gjirokastrës i shkrirë poshtë malit dhe një kështjellë e madhe imponuese. Pamje të bukura, njerëz simpatikë dhe çmime të lira mund të gjesh kudo në Europë. Gjirokastra ka një pamje ngjitëse me malin bashkuar me kështjellën ashtu si askush nuk e ka menduar” – shkruan “Daily Mail”. Më pas bën një historik të qytetit, citon lapsi.al.

“Ai është ndërtuar në në fillimet e shekullit të 19-të nga mizori Ali Pasha, një guvernator otoman i njohur për shijet seksuale pasi kishte një harem me 300 gra. Mesa duket 300 nuk e kishin kënaqur sa duhet sa thuhet se ai tentoi të kapte edhe mbesën e tij, por kur ajo e refuzoi ai e vrau. Histori të tilla janë në kontraste me njerëzit që takuam ne dhe pritjen e ngrohtë që na bënë në Gjirokastër” – thuhet në artikull.

“Veliu, pronari i vjetër i Hotel Gjirokastra nga trajtoi me një mirësjellje të pamasë. Ai nuk dinte asnjë fjalë anglisht, por djali i tij i ri Qazimi i jepte një dorë në përkthim. E merrni me mend gëzimin tonë kur na thanë se dhoma jonë luksoze do të kushtonte vetëm 44£ nata. Dhoma ishte me tavane druri të gdhendur dhe me orendi antike.

Gjirokastra është vetëm 30 km nga kufiri ku mund të shkosh drejt ishullit grek të Korfuzit ku arrin në më pak se një orë. E bëra edhe unë këtë rrugë. Atje një dhomë do të kushtojë mijëra euro në javë ndërsa në Shqipëri disa qindra.

Okazione ka në të gjithë botën.

Pazari i Vjetër është një labirint rrugësh dhe dyqanesh që shesin objekte të vjetra dhe antikuarë të kohës së komunizmit. Papritur e kuptuam se po blinim tapetë. Fillimisht menduam për të marrë vetëm një por me atë çmim morëm një të madh dhe një më të vogël.

Gjirokastra është një pikë nisje ideale për të studiuar jugun e Shqipërisë. Një tjetër tërheqje për Gjirokastrën është edhe vendlindja e njeriut të dytë më të famshëm shqiptar pas Nënë Terezës. Enver Hoxha, diktatori komunist që mbajti vendin në skllavëri për 40 vjet pas luftës së dytë botërore. Gjirokastra është shumë afër Butrintit, një pasuri botërore e Unesco. Më pas është Syri i kaltër, një njollë bukurie për notuesit ku uji i ftohtë del nga thellësia. Është shumë afër Saranda për ata që duan detin dhe bregun apo klubet e natës së Korfuzit. Pjesa më e rëndësishme e udhëtimit tonë në Gjirokastër ishte getë Gjirokastra. Të huajt e tjerë që takuam ishin njerëz të aventurës. Këshilla ime? Prentoni një dhomë sa më shpjet në Gjirokastër para se gjërat të ndryshojnë”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat