Shteti i nxjerr nga izolimi...Në Shishtavec: Na jepni edhe hashash!

Shqipëria

Shteti i nxjerr nga izolimi...Në Shishtavec: Na jepni edhe hashash!

Më: 14 janar 2017 Në ora: 19:55
Pamje aktuale nga Shqipëria

Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi ka rrëfyer sot detaje të çuditshme nga operacionet e shpëtimit në zonat më problematike të vendit si pasojë e motit të keq.

I pyetur për vështirësinë e operacioneve dhe nëse është ndjerë ndonjëherë i “zënë ngushtë” nga sjellja e qytetarëve, Prençi pranoi se ka patur edhe raste kur është ndjerë i fyer. 

Konkretisht ai rrëfeu një episod në Shishtavec, ku “Emergjencat” pasi hapën rrugët e bllokuara nga bora, u ndeshën me talljen e disa qytetarëve që kërkonin nga shteti t’iu sillte hashash.

“Një rast kur ne donim që të hapnin rrugët në veri të vendit, disa thoshin që mund të na jepni dhe hashash meqë hapët rrugët. Kjo ndodhi ne Shishtavec. Ka dhe njerëz të tillë që gjejnë kohën të merrem me këto gjëra. Me këtë çështje do merret policia.  Jetojmë me shqetësimin e atyre që janë vërtet në nevojë. Nuk ka shtëpi në Malësi që mund ta gjesh në janar pa rezerva ushqimore. Nëse do binte dëborë e madhe në prill jam dakord që mund të izoloheshin, por në këtë periudhë qytetarët kanë marrë masat. Por jam dakord që ka edhe banorë që kanë nevojë vërtet për ndihma”- ka thënë Prençi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat