Balla: Largohet nga Shqipëria dëshmitari kyç për aferën CEZ

Shqipëria

Balla: Largohet nga Shqipëria dëshmitari kyç për aferën CEZ

Më: 15 janar 2017 Në ora: 00:41
Taulant Balla

Largohet nga Shqipëria sekseri Nuel Kalaj, pas thirrjes për të dëshmuar, nga komisioni Hetimor i CEZ.

Kryetari i Këtij komisioni Taulant Balla, deklaroi se ai ishte thirrur për të dëshmuar të hënën në këtë komision, por nuk është gjetur në banesë.

Balla zbuloi detaje nga 150 pyetjet e planifikuara për t’iu bërë Kalajt në Komision, ndërsa i bëri thirrje publike që të paraqitet në seancë.

Balla bëri me dije se sekseri Kalaj, ka tërhequr 7 milion euro brenda ditës, me çanta, ndërsa paralajmëroi se në një të ardhme jo të largët, Kalaj mund të arrestohet.

Balla tha se ky dëshmitar dhe implikimi i tij me familjen Berisha, ka qenë arsyeja e vërtetë pse opozita bojkotoi mbledhjen e komisionit të Reformës Zgjedhore. Ndërsa më tej, Balla tregoi edhe pse Partia Socialiste nuk është dakord me votimin dhe numërimin elektronik.

Balla u shpreh edhe njëherë kundër listave të hapura, ndërsa tha se po të aplikohen, me të prekura do të jenë gratë e parlamentit.

Pjesë nga intervista: 

Balla: Është e vërtetë që komisioni hetimor që po heton privatizimin e Operatorin e Shpërndarjes (OST). Ky komision ka bërë një punë voluminoze dhe për herë të parë një komision do të nxjerrë rezultate konkrete dhe do t’i referojë më pas Prokurorisë një dosje të plotë me emra, llogari bankare, kontakte telefonike, e-mail,  gjithashtu edhe verifikime përmes sistemit TIMS të largimit dhe ardhjes së personave të hetuar nga ky komision dhe që dëshmon qartë të një prej rasteve specifike se si ka funksionuar korrupsioni në Shqipëri. Kemi të bëjmë me një dëshmitar që ndoshta një ditë nga prokuroria e Shqipëria mund të jetë një i ndjekur penalisht. Komisioni hetimor do t’ia referojë dosjen Prokurorisë. Personi ishte thirrur ditën e hënë për të dëshmuar dhe sipas ligjit, ai ishte njoftuar për të hënën e kaluar. Nuk është paraqitur.

Ne kemi përdorur mekanizmin që jep ligji duke përdorur forcën. Policia e Shtetit ka vepruar për të përmbushur kërkesën tonë. Nuk e ka gjetur në Shqipëri, nuk e ka gjetur në shtëpi. Është dërguar njoftimi edhe me postë. Nga ana e Postës së Shqipërisë është bërë verifikimi që rezulton se personi është larguar jashtë vendit. Përfitoj nga televizioni juaj që t’i bëjë thirrje këtij personi që ditën e hënë të paraqitet në komision. Policia e Shtetit do ta kërkojë kudo që të jetë dhe do t’ia sjellë me forcë këtij komisioni.

Dëshmia e këtij personi është shumë e rëndësishme. Siç e kemi bërë me dije një javë më parë, ky person na rezulton të ketë marrë nga kompania CEZ në Pragë një shumë që deri më tani na rezulton prej 7 mln eurosh. Këto para pasi i ka marrë nga kompania CEZ. I ka tërhequr Cash me çanta. Bëhen fjalë për 150 pyetje për këtë person për të kuptuar çfarë roli ka pasur. A ka pasur miliona të tjerë në këtë vorbull. Çfarë lidhje ka pasur ky person me Sali Berishën. Ai ka folur në emër të Sali Berishës. Është një dosje voluminoze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat