Basha: Votimi dhe numërimi elektronik, garanci për zgjedhje të ndershme

Shqipëria

Basha: Votimi dhe numërimi elektronik, garanci për zgjedhje të ndershme

Më: 15 janar 2017 Në ora: 15:11
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi të dielën, se “votimi dhe numërimi elektronik është mënyra që garanton që të mos vidhen zgjedhjet dhe të respektohet vota e qytetarëve”.

“Është i thjeshtë, i pamanipulueshëm, i provuar dhe plotësisht i realizueshëm dhe me kosto më të ulët se sistemi që kemi. Votimi elektronik zgjidh shumicën e problemeve që kemi patur përherë me zgjedhjet.
Zgjedhje të ndershme pa votim elektronik mund të ketë aq sa ka sot shëndetësi falas. Të besosh tek Edi Rama për zgjedhje të ndershme pa votim elektronik është njësoj sikur t’i besosh fjalëve të Edi Ramës se Elvis Rroshi është i pastër dhe i ndershëm”, shprehet Basha, përmes një deklarate për shtyp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat