Acari në zonat e thella, banorët marrin masa

Shqipëria

Acari në zonat e thella, banorët marrin masa

Më: 15 janar 2017 Në ora: 18:27
Bora në Shqipëri

Dimri i këtij viti, i shoqëruar me reshje të dendura dëbore edhe në qytete, ishte diçka e rrallë për këta të fundit, por në fshatrat e thellë në Shqipëri këto janë ditë të zakonshme. Sidomos në zonat që shpeshherë izolohen, masat për të përballuar dimrin merren shumë kohë më parë.

E megjithatë, vështirësitë janë të shumta. “Kemi vështirësi, por çfarë të bëjmë”, thotë një banore.

Ndërsa, një tjetër banor thotë se vështirësitë vijnë nga bllokimet e rrugëve apo ndërprerjet e energjisë, pasi për pjesën tjetër mendojnë vetë banorët: “Ne përgatitemi gjatë gjithë vitit për dimrin. Për ushqime nuk kemi problem, por vetëm rrugët që na bllokohen”.

Madje, zonjat e shtëpisë janë të përgatitura edhe për vizitorë.

“Nuk e kam problem, pasi punoj gjithë verën. Dihet ajo punë: në verë punon, në dimër bllokohesh”, thotë njëra prej tyre.

Përveç ushqimit për familjen, banorët e këtyre zonave, të cilëve çdo vit u duhet të përballojnë ashpërsinë e dimrit, kujdesen të sigurojnë edhe të gjithë ushqimin për bagëtitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat