Koço Kokëdhima fton socialistët e Tiranës për bashkëbisedim

Shqipëria

Koço Kokëdhima fton socialistët e Tiranës për bashkëbisedim

Më: 15 janar 2017 Në ora: 19:48
Kokëdhima ka zhvilluar disa takime me bazën socialiste për të prezantuar idetë e tij për reformimin e Partisë Socialiste.

Themeluesi dhe drejtuesi i Lëvizjes për Reformimin e Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima ka ftuar socialistët e Tiranës për një bashkëbisedim. Ai ka bërë publike edhe ftesën zyrtare për këtë takim të rëndësishëm.

“Miqtë e mi, ju ftoj të gjithëve në bashkëbisedimin e radhës, me Socialistët e Tiranës, ditën e enjte, më 19 Janar, ora 16:00, në sallën kulturore të Kishës Ortodokse”, shkruan Kokëdhima në rrjetin social “Facebook”.

Politikani Kokëdhima ka zhvilluar disa takime me bazën socialiste për të prezantuar idetë e tij për reformimin e Partisë Socialiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat