Skandaloze: Ja si shitet hapur droga online në Shqipëri

Shqipëria

Skandaloze: Ja si shitet hapur droga online në Shqipëri

Më: 16 janar 2017 Në ora: 09:22
Ilustrim

Mos mendoni se droga shitet në mënyrë ilegale vetëm në rrugë, në shkolla, në pube apo ambiente të tjera?

Në fakt, e keni gabim pasi çdo gjë ka nisur të bëhet në mënyrë të hapur edhe në internet.

Të paktën kjo është ajo që duket nga fotot e mëposhtme, të cilat janë publikuar në formë lajmërimi në një sajt interneti lajmërimesh në Shqipëri.

Në të, ekspozuesi i mallit u ka bërë disa fotografi produkteve të tij, ndërsa pa dhënë detaje për çmimin, tregon llojet e dograve që tregton.

Personi gjithashtu lë edhe një adresë e-maili dhe skype për gjithë të interesuarit. Në njoftim bëhet me dije se droga tregtohet me shumicë dhe pakicë, në varësi të kërkesave.

Nuk mund të themi nëse kjo është thjeshtë një shaka pa kripë e dikujt, por ama është mjaft problematik fakti që të tilla njoftime (të rreme apo jo) qëndrojnë pa asnjë lloj problemi në internet. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat