Moszbardhja e Vettingut pengon plotësimin e vakancës në Kushtetuese

Shqipëria

Moszbardhja e Vettingut pengon plotësimin e vakancës në Kushtetuese

Më: 16 janar 2017 Në ora: 11:31
Vitore Tusha

Moszbardhja e vendimit nga Gjykata Kushtetuese për ligjin e Vettingut, që do t’í hapte rrugën hyrjes në fuqi të tij, po mban peng garën për zëvendësimin e anëtares së kësaj gjykate, Vitore Tusha, së cilës i ka mbaruar mandati.

Sipas një njoftimi të Gjykatës së Lartë anëtarët e kësaj trupe duhet të përzgjedhin një gjyqtar mes tyre për të zëvendësuar gjyqtaren Tusha në Kushtetuese.

Por, kandidati duhet të ketë të përmbushë një sërë kriteresh dhe mes tyre edhe kalimin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë sipas ligjit për vete dhe familjarët e tij.

Në një kohë që Gjykata e Lartë duhet të zgjedhë një anëtar për Gjykatën Kushtetuese vetë kjo gjykatë ka një vakancë prej 5 gjyqtarësh, nga 15 që ka në total kjo trupë gjyqësore.

Ardian Dvoranit i ka përfunduar tashmë mandati, tre anëtarë të tjerë të larguar ende nuk janë zëvendësuar, ndërsa pezullimi në korrik 2016 i gjyqtares Majlinda Andrea nuk parashikohet se sa do të zgjasë.
Gara për plotësimin e vakancës në Kushtetuese duhet të mbyllet brenda muajit shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat