Opozita e bashkuar nënshkruan memorandum: Ja kushtet e panegociueshme

Shqipëria

Opozita e bashkuar nënshkruan memorandum: Ja kushtet e panegociueshme

Më: 16 janar 2017 Në ora: 12:20
Opozita e bashkuar

Disa orë para seancës së sotme plenare, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi në një takim aleatët opozitarë.

Mësohet se arsyeja e kësaj mbledhje është marrja e një qëndrimi që do të mbajë opozita në lidhje me votimin dhe numërimin elektronik për zgjedhjet e qershorit.

Pas këtij takimi Basha do të mbledhë edhe grupin parlamentar të PD-së për t’i komunikuar në lidhje me vendimin që do të merret për mënyrën sesi do të reagojnë gjatë seancës së sotme.

Në përfundim të mbledhjes koalicioni opozitar ka nënshkruar një memorandum për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kërkesa e tyre e patejkalueshme ishte votimi dhe numërimi elektronik.

Memorandumi është nënshkruar pas një mbledhje të së hënës, ku i pranishëm ka qenë dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Demokratët do të qëndrojnë fare pak të hënën në nisjen e sesionit parlamentar, aq sa kryetari i grupit Edi Paloka të zyrtarizojë qëndrimin e opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat