Korçë, vdes nga i ftohti 55-vjeçari

Shqipëria

Korçë, vdes nga i ftohti 55-vjeçari

Më: 16 janar 2017 Në ora: 14:16
Korçë

Edhe pse vala e madhe e të ftohtit kaloi temperaturat janë ende nën zero në zonën juglindore.

Një 55-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit në Korçë. Të dhënat paraprake bëjnë të ditur se viktima, ende i paidentifikuar është gjetur i pajetë në rrugë, përballë Pallatit të Kulturës në lagjen nr. 7. 

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune thotë policia.

Teksa dyshohet se vdekja mund të ketë pasur shkaqe natyrale.  Ndërkaq po punohet për identifikimin e 55-vjeçarit, i cili dyshohet të jetë endacak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat