'Dy fjalë për PISA, piktorin dështak që nxin nga padija dhe zyrë-bukurën Linditë'

Shqipëria

'Dy fjalë për PISA, piktorin dështak që nxin nga padija dhe zyrë-bukurën Linditë'

Më: 16 janar 2017 Në ora: 15:32
Sali Berisha

"Prej nje muaji, tre here ne jave piktori deshtak dhe zyrebukura e tij Lindite, qe shpenzon 1.5 miliarde leke per zyren dhe orendi luksi te saj, rrahin gjoksin dhe trumbetojne si te tyre nje sukses te madh te gjoja reformes se tyre; rezultatin e studimit PISA, Programit te Vleresimit Nderkombetar te Nxenesve qe behet nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) per vitin 2015, ne te cilin Shqiperia ishte ngjitur gjashte shkalle krahasuar me vitin 2012."

Nga Sali Berisha

Ky sukses i saj, si dhe ngjitja me 8 shkalle ne vitin 2012 krahasuar me vitin 2000, jane zhvillime pozitive dhe arritje inkurajuese qe deshmojne se reformat e ndermarra po japin efektin e tyre. Cilido qe ka njohurite me elementare per PISA, per reformat dhe sistemin arsimor, e ka te qarte si drita e diellit se ky sukses i vitit 2015 ne masen 80% nuk ka asnje lidhje, theksoj asnje lidhje me kete qeveri.

Kjo sepse PISA vlereson dhe teston ndikimin e arsimit baze ne pregatitjen dhe formimin e nxenesve, dhe per te vleresuar arsimin baze zgjidhen nxënësit e klasës së 9-të, pra nxenesin në fund të arsimit bazë (9-vjecar). Keshtu PISA nuk teston ndikimin ne formimin dhe aftesimin e nxenesve te arritur ne nje apo dy vite te arsimit baze por te te gjithe arsimit baze, qe ne rastin e Shqiperise shtrihet ne 9 vite.

Pikerisht per kete arsye testi behet vitin e fundit te arsimit baze. Nxënësit e testuar në PISA 2015 kanë filluar arsimin bazë në vitin shkollor 2006-2007 pra gjate 7 viteve te arsimit baze Rama ishte ne opozite dhe ato vite kane lidhje me qeverine e tij aq sa ka lidhje Tuneli i Krrabes, te cilin Rama, sado qe mund t'ju duket habi, por kerkoi para nje viti qe te bojatisej dhe inagurohej per se dyti.

Shtoj ketu dhe njehere se ne testin PISA te vitit 2012 Shqiperia pati nje ngjitje prej 8 shkallesh krahasuar me vitin 2000. Por ne kete rast, 7 nga 9 vitet e arsimit baze, konkretisht vitet 2005-2006 deri ne vitet 2012-2013 i perkisnin perseri qeverisjes se PD.

Rezultatet e PISA i atribuohen, më së pari, punës së palodhur të mësuesve dhe edukatorëve në të gjitha shkollat dhe kopshtet e vendit, per çka ata meritojne te pergezohen.

Por keto rezultate, perfshi ketu ato te PISA 2015, janë produkt i politikave të arsimit të ndjekura kryesisht gjatë qeverisjes së PD, sidomos përmirësimi i statusit dhe pagës së mësuesit (pagat u rritën 2.1 herë në tetë vitet e qeverisjes së PD), përmirësimi i kurrikulave të mësuesisë, implementimi i praktikës profesionale dhe provimit të shtetit në mesuesi, përmirësimi i kushteve të mësimdhënies, krahasueshmëria e kurrikulës së arsimit bazë me atë të vendeve të zhvilluara, shtrirja e internetit ne çdo shkolle dhe laboratoreve te informatikes nga vetem 960 kompujtera ne 25 mije te tille, përmirësimi i metodave të mësimdhënies dhe mësimnxënies edhe mbi bazën e rekomandimeve të PISA 2000, 2009 dhe 2012.

Por duhet thene se ngrirja per tre vjet e rrogave te mesuesve, renia e investimeve dhe ulja e buxhetit të arsimit nga Rama dhe zyrebukura Lindita e tij, sic është edhe buxheti i vitit 2017, është kercenim i madh për cilësinë në arsimin publik ne Shqiperise!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat