Basha: Opozita, mesazh të qartë qeverisë për zgjedhjet

Shqipëria

Basha: Opozita, mesazh të qartë qeverisë për zgjedhjet

Më: 16 janar 2017 Në ora: 16:12
Kryetari i PD, Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar në orët e pasdites se memorandumi i nënshkruar mes partive të opozitës i dërgon një përgjigje të qartë koalicionit qeverisës sa i takon zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

“Koalicioni opozitar, me pjesëmarrjen edhe të PBDNJ dhe AK, nënshkroi memorandumin që sanksionon se votimi dhe numërimi elektronik është kusht thelbësor për garantimin e votës së lirë e të ndershme”, ka thënë Basha. 

Ai ka theksuar se, opozita është e bashkuar dhe kauza e saj është e qartë: “vota e qytetarëve, vullneti i tyre duhet të vendosë qeverisjen e vendit”. 

Basha është shprehur se, zgjedhjet e lira nuk janë thjesht kërkesë e opozitës, por kauza e të gjithë popullit dhe interes jetik për vendin. 

“Ndaj ftoj të gjitha partitë politike që duan zgjedhje të lira dhe të ndershme t’i bashkohen koalicionit tonë për votën e lirë. Çdo justifikim apo shmangie nga kjo çështje është kundër interesit të vendit”, ka thënë Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat