Ilir Meta niset nesër drejt Uashingtonit për inaugurimin e Donald Trump

Shqipëria

Ilir Meta niset nesër drejt Uashingtonit për inaugurimin e Donald Trump

Më: 16 janar 2017 Në ora: 17:46
Ilir Meta

Burimet e mediave bëjnë me dije se nesër në mëngjes (E martë), Ilir Meta kryetar i Kuvendit të Shqipërisë do të udhëtojë drejt Uashingtonit.

Qëllimi i kësaj vizite është ftesa e mbërritur në adresë të Kreut të LSI-së, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të 45-të të SHBA-së, Donald Trump.

Në këtë mënyrë Ilir Meta është i treti delegacion shqiptar që do të jetë i pranishëm në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Donald Trump, ndërsa në Uashington në datën 20 Janar do të jenë edhe Kryetari i PD-së Lulzim Basha, Kryetari i PR-së Fatmir Mediu dhe dy deputetët socialistë Ministri Blendi Klosi dhe Ervin Bushati.

Përfundimisht ajo që bie në sy është se administrata Trump, ka lënë jashtë këtij eventi kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, megjithë angazhimin e tij dhe lobit të tij për të siguruar me çdo kusht një ftesë në këtë event. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat