Nis sesioni parlamentar, kryeministri dhe 11 ministra nuk janë në sallë

Shqipëria

Nis sesioni parlamentar, kryeministri dhe 11 ministra nuk janë në sallë

Më: 16 janar 2017 Në ora: 18:22
Kuvendi i Shqipërisë

Një shenjë aspak e mirë e mund të quhet dekori i pozicionimit të qeverisë në sallën plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Nga pamjet që sigurohen nga transmetimi televiziv rezulton se Kryeministri Edi Rama dhe 11 ministra të qeverisë së tij nuk ndodhen në sallë.

Nga LSI ndodhe në sallë vetëm ministrja e Integrimit Klajda Gjosha. Por pavarësisht kësaj mungesa e Kryeministrit nëse nuk ka një detyrim zyrtar, mund të quhet një mungesë e paprecedentë në këtë seancë të parë ku palët po diskutojnë pikërisht për atë që është edhe kryefjala e këtyre 6 muajve në vazhdim, reforma zgjedhore.

Nuk dihet nëse kjo mungesë e theksuar e kryeministrit dhe ministrave të tij në seancës është një shenjë e pakënaqësive që kanë përfshirë mazhorancën dhe konkretisht vetëm Ramën e Metën apo një neglizhencë e shefit të qeverisë, në kuadrin e njeriut që në këto moment mund të jetë edhe duke pikturuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat