Idrizi thumbon LSI-në: E ngatërrojnë PD-në me të majtën

Shqipëria

Idrizi thumbon LSI-në: E ngatërrojnë PD-në me të majtën

Më: 16 janar 2017 Në ora: 22:28
Shpëtim Idrizi e Ilir Meta

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në një intervistë në emisionin “Top Story” në Top Channel ka folur për koalicionin parazgjedhor për procesin e 18 qershorit, por edhe iu përgjigj edhe thumbimit të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili deklaroi se e majta i ka fituar zgjedhjet me Ben Blushin dhe jo Shpëtim Idrizin.

“Manjani ndoshta nuk e di që LSI ka qenë nja katër vite në koalicion me PD dhe e ngatërron të majtën”, u përgjigj Idrizi.

Idrizi foli edhe për zgjedhjet e ardhshme duke thënë se parapëlqen të jenë në një koalicion me PS-në, pavarësisht se u shpreh i pakënaqur me zbatimin e marrëveshjes për bashkëqeverisjen e vendit.

Idrizi tha se të dy personat e vetëm të punësuar në administratën qeveritare nga ana e PDIU-së janë vetëm dy zv.ministrat e saj.

“Do të doja të mos bëhesha pjesë e koalicioneve, por ky Kod Zgjedhor na detyron. Ne brenda koalicionit dhe na i vjedhin votat”, tha Idrizi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat