Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 17 janar 2017 Në ora: 07:21
Ilustrim

Pjesa e parë e ditës do të jetë me vranësira dhe reshje shiu ku më të konsiderueshme do të jenë në veri dhe verilindje të vendit.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me të njëjtat kushte meteorologjike dhe për pasojë vranësirat e shpeshta dhe shirat e dobët do të dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta por në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale por një rënie e lehtë e tyre parashikohet edhe në vlerat maksimale të ditës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat