Admir Tafili përfiton nga amnistia, i hiqet akuza

Shqipëria

Admir Tafili përfiton nga amnistia, i hiqet akuza

Më: 17 janar 2017 Në ora: 08:18
Admir Tafili, i dënuar me burgim të përjetshëm

Admir Tafili, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe aktualisht i pandehur në një proces gjyqësor ku akuzohet për porositjen e vrasjeje me pagesë nga burgu, përfiton nga amnistia.

Gjykata për Krimet e Rënda vendosi që të pushojë një nga akuzat që rëndonin mbi Tafilin në zbatim të ligjit “Për dhënie amnistie”, i cili hyri në fuqi katër ditë më parë.  Akuza nga e cila u zhvesh I pandehuri, është ajo e vetëgjyqësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat