A do të shkojë në zgjedhje Partia Demokratike?! E zbulon Basha

Shqipëria

A do të shkojë në zgjedhje Partia Demokratike?! E zbulon Basha

Më: 17 janar 2017 Në ora: 10:56
Partia Demokratike

Një ditë pas debatit të ashpër në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku pati një dyzim në lidhje me bojkotin e parlamentit dhe të zgjedhjeve, kreu i kësaj force politike Lulzim Basha mblodhi në seli krerët e rretheve.

 “Kontestimi i zgjedhjeve ka shoqëruar çdo proces zgjedhor. Votimi dhe numërimi elektronik është fundi i kontestimit të zgjedhjeve mbi bazën e kontestimit të votës, shitblerjes së votës. Me këtë votim çdo shqiptar e ka të garantuar votën e tij apo të saj dhe nuk ja prek votën askush.

Kam marrë me mijëra mesazhe nga qytetarët dhe mbështetësit tanë dhe nga faktorë të tjerë të rëndësishëm, përfaqësues të shoqërisë civile, medias, botës akademike, sipërmarrës madje edhe njerëz publikisht të afishuar si përkrahës të së majtës, që vlerësojnë votimin dhe numërimin elektronik si propozimin më të rëndësishëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme të bërë në Shqipëri në 25 vitet e fundit”, u shpreh kreu i PD.

Partia Demokratike merr pjesë në zgjedhje dhe zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme. Nuk ka asnjë skenar tjetër. Partia Demokratike merr pjesë në zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ne do të fitojmë me zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha ai.

Basha njoftoi gjithashtu se brenda 15 shkurtit strukturat e PD do të angazhohen në një proces të hapur me gjithë shoqërinë për të evidentuar potencialet më të mira njerëzore, profesionale dhe intelektuale për kandidatët në këto zgjedhje.

“Ndaj nuk do harxhojmë ë asnjë kohë. Brenda datës 15 shkurt, sipas përcaktimit të vendimit të marrë dje, të gjitha strukturat e PD do nisin një proces të hapur dialogu, me shoqërinë cilivile rininë, botën akademi, me të përndjekurit, pronarët, intelektualët, për të evidentuar potencialet me të mira intelektuale.”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat