Shtyhet sërish gjyqi për gjyqtaren Andrea, mori ryshfet 50 mijë euro

Shqipëria

Shtyhet sërish gjyqi për gjyqtaren Andrea, mori ryshfet 50 mijë euro

Më: 17 janar 2017 Në ora: 11:17
Ish-gjyqtarja Majlinda Andrea

Seanca gjyqësore për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea është shtyrë sërish nga gjykata për në datën 30 janar. Kjo është shtyrja e radhës e këtij gjyqi këtë radhë me argumentin se mungonte një nga avokatët e të pandehurve, avokatja e Eleni Linos, që ndodhej jashtë shtetit.

Seanca e mëparshme u zhvillua më 13 janar dhe aty Ndrea kërkoi gjykim të shkurtuar, ç'ka bëri që gjykata ta vendoste seancën e radhës sot, më 17 janar. Gjyqtarja Andrea akuzohet për marrjen e 50 mijë euro ryshfet për dhënien e një vendimi. 

Gjykim të shkurtuar kanë kërkuar edhe tri të akuzuarit e tjerë, Petraq Dashi, Ilia Çabiri dhe Eleni Lino të përfshirë në këtë çështje: Petraq Dashi ka qënë sekseri i dy personave të tjerë, Çabiri e Lino, që ia ka dhënë paratë bashkëshortit të Majlinda Andreas, Odhise Andreas. Edhe ky i fundit është në gjykim tashmë dhe ndaj tij u mor dje masa "arrest shtëpie".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat