Ja çfarë thotë Rama për pasurinë 1 milion dollarëshe të Alfred Pezës

Shqipëria

Ja çfarë thotë Rama për pasurinë 1 milion dollarëshe të Alfred Pezës

Më: 17 janar 2017 Në ora: 11:45
Edi Rama dhe Alfred Peza

Pasuria prej 1 milion dollarë në një bankë të nivelit të dytë e deputetit socialist, Alfred Peza, ka qenë dhe një nga debatet e nxehta politike të këtyre ditëve. Pas nisjes së hetimit nga ILDKPI një ditë më parë dhe reagimit të vetë deputetit nuk ka munguar dhe përgjigjja e kryeministrit.

Rama i është përgjigjur një komentuesi në rrjetin social Facebook, i cili thotë së nëse Alfred Peza ka bërë 1 milion dollarë, imagjinojë sa mund të jetë pasuria e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Përgjigjja e kreut të qeverisë ka qenë kjo: “Po të dëgjosh Shqupin kështu është, miliarda nga të katër anët, po fakti është se të ardhurat e Alfred Pezës nuk janë shtuar aspak qëkur ka hyre ne politike dhe këtë e tregon qartë deklarata e pasurisë! Po me kë të flasësh, me këngëtaret apo me spektatoret e Shqupit?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat