Meta priti Ambasadoren e Islandës Estrid Brekkan, diskutime mbi bashkëpunimin ekonomik e kulturor

Shqipëria

Meta priti Ambasadoren e Islandës Estrid Brekkan, diskutime mbi bashkëpunimin ekonomik e kulturor

Më: 17 janar 2017 Në ora: 12:43
Ilir Meta dhe Estrid Brekkan

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti Ambasadoren e Islandës në Shqipëri (Rezidente në Stockholm) znj. Estrid Brekkan me të cilën vlerësuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve politike dypalëshe dhe atë në nivel ndërkombëtar.

Meta u shpreh se bashkëpunimi ekonomik e kulturor mes Shqipërisë dhe Islandës duhet ngritur në një nivel më të lartë ndaj Kuvendi do të jetë i hapur për të kontribuuar në këtë drejtim.

Meta nënvizoi gjithashtu se kompletimi i kuadrit ligjor veçanërisht në drejtim të nxitjes së investimeve do të ndikonte ndjeshëm në shkëmbimet dypalëshe.

Ambasadorja e Islandës znj. Brekkan shprehu interesin e palës islandeze për intensifikimin e marrëdhënieve të gjithanshme me interes të përbashkët  dhe theksoi se rritja e fluksit të shkëmbimeve politike e njerëzore, veçanërisht në planin ndërparlamentar do të shtonte edhe interesin reciprok për më tepër shkëmbime tregtare në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat