Një 20-vjeçare shqiptare sapo zbriti në aeroportin e Peruxhias është kthyer sërish në Tiranë. Policia italiane nuk e ka lejuar vajzën që të qëndronte në tokën e tyre, pasi nuk janë bindur nga fjalët e saj.
Mediat italiane bëjnë me dije se 20-vjeçarja, emri i të cilës nuk thuhet, nuk kishte prenontuar hotel dhe nuk kishte asgjë me vete që të justifikonte qëndrimin e saj.
Pas kontrollit nga ana e policisë, vajza ka thënë se ndodhej në Itali si turiste, pasi e kishte ftuar i fejuari i saj.
“Më pret i fejuari, edhe ai është shqiptar”, ka thënë ajo, por këto fjalë nuk e kanë bindur policinë, e cila ka menduar se vajza vinte shpesh në Itali për prostitucion.
Kështu, 20-vjeçarja është dëbuar me avion drejt Tiranës.