Balla fton PD të kthehet në Komisionin e Reformës Zgjedhore

Shqipëria

Balla fton PD të kthehet në Komisionin e Reformës Zgjedhore

Më: 17 janar 2017 Në ora: 16:45
Taulant Balla

Vendimin e demokratëve për të mos bojkotuar Kuvendin, socialistët e shoqëruan me një ftesë publike për të vazhduar diskutimin parlamentar mbi reformën zgjedhore.

Bashkëkryetari socialist i Komisionit të posaçëm për këtë reformë, theksoi se palët mund të vazhdojnë punën mbi çështjet për të cilat kanë dakortësi.

Taulant Balla përmendi transparencën e partive me fondet gjatë fushatës elektorale, por edhe ashpërsimin e dënimeve për krimet zgjedhore.

Përballë këmbënguljes së opozitës për përdorimin e elektronikës, Balla thekson se socialistët kërkojnë një mendim të ekspertëve të OSBE/ODIHR nëse kjo është e mundur për t’u realizuar më 18 qershor.

Një arsye më tepër për të cilën Balla kërkoi kthimin e demokratëve në Komision, është asistenca që Kuvendi duhet t’i japë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në lidhje me kërkesat që ky institucion po përgatitet t’i drejtojë Parlamentit, për krijimin e dy strukturave të posaçme: një për verifikimin e kandidatëve në kuadër të dekriminalizimit dhe një tjetër për sa i përket financimit të partive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat