Politikanët shqiptarë blejnë bileta për inaugurimin e Trump, ja dokumenti që verteton se s’janë të ftuar

Shqipëria

Politikanët shqiptarë blejnë bileta për inaugurimin e Trump, ja dokumenti që verteton se s’janë të ftuar

Më: 17 janar 2017 Në ora: 17:09
Donald Trump

Disa politikanë shqiptarë do të udhëtojnë drejt SHBA-ve për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të ri Donald Trump. Ata kanë blerë bileta për të marrë pjesë, pasi asnjëri prej tyre nuk është i ftuar nga administrata e re amerikane.

Siç informon edhe Top Channel asnjë zyrtar i huaj nuk është i ftuar në ceremoninë e betimi të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bashkëngjitur këtij lajmi është edhe dokumenti që u është dërguar selive diplomatike të akredituara në Uashington, nën siglën e Departamentit Amerikan të Shtetit. Në të nënvizohet qartë se: “Si në të kaluarën, delegacione të huaja nuk do të ftohen në Uashington për këtë ngjarje. Shefat e misioneve diplomatike të vendosur në Uashington, së bashku me bashkëshortët/et, do të përfaqësojnë kryetarët e shteteve dhe qeveritë e tyre në ngjarjen kryesore të inaugurimit. Kjo ftesë nuk është e transferueshme”.

Pra sipas Departamentit të Shtetit, veç ambasadores së Shqipërisë në Amerikë, Floreta Faber, askush tjetër nuk është i ftuar në ceremoni. Kështu që kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kreu i opozitës Lulzim Basha, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ministri Blendi Klosi dhe deputeti socialist Ervin Bushati kanë shkuar me bileta në ceremoninë e Trump.

Top Channel informon se biletat kushtojnë deri në 500 dollarë dhe janë shitur nga stafi i Trump, për “Mëngjesin Inaugurues të Presidentit”, aktivitet ky i cili zhvillohet në fakt në ‘Trump International Hotel’ dhe jo në ambientet zyrtare të Uashingtonit.

Biletat janë pa emër dhe shoqërohen nga formulari i pagesës. Gjthësesi, kërkesa mbetet e lartë dhe rezulton se këto ftesa janë shitur shpejt.

Image
*Dokumenti i DAP për pjesmarrësit në ceremonine e inaugurimit te Presidentit
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat