Blushi: Të votojmë kundër Saliut dhe Ramës

Shqipëria

Blushi: Të votojmë kundër Saliut dhe Ramës

Më: 17 janar 2017 Në ora: 18:26
Ben Blushi

Kreu i Partisë Libra, Ben Blushi ka inauguruar zyrën e hapur të Partisë në Fier. Ai tha se duhet të votohet masvimisht kundër Berishës dhe Ramës.

Blushi: Duam njerëz aktiv e në çdo qendër votimi,  duam një anëtar të LIBRA-s ku një zonë ka afërisht 600 me 900 votues. Po të punojmë kokë më kokë me ata që njohim arrijmë rezultate kjo është skema jone, të bindim njerëzit, është koha të votojmë kundër Saliut e Ramës. Jemi e vetmja alternative kundër dyja palëve. Ne s’kemi bere premtime, kështu që jemi të hapur e të drejtë, s’kemi premtuar gjë.

Blushi thotë se partia e tij është për numërim elektronik në votime dhe zvogëlim të numrit të deputetëve.

Blushi: Jemi për numërim elektronik ne votime dhe për një parlament të vogël,  është i arsyeshëm me 100 deputetë.

Kreu i Libra tha para anëtarëve se asnjë shqiptar nuk duhet të marrë më pak se 170 mijë lekë të vjetra në muaj.

Blushi: Asnjë shqiptar të mos marrë nën 170 mijë lekë të vjetra në muaj për minimumin jetik. Kjo skemë nxjerr 500 mijë njerëz nga varfëria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat