Ministrja Kodheli ndihma për disa familje në nevojë në Klos

Shqipëria

Ministrja Kodheli ndihma për disa familje në nevojë në Klos

Më: 17 janar 2017 Në ora: 19:14
Ministrja Kodheli

Në vijim të shpërndarjes së ndihmave nga Forcat e Armatosura për banorët e zonave të izoluara nga bora, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli vizitoi disa familje në nevojë në Bashkinë e Klosit ku shpërndau pako me ndihma ushqimore.

Ajo gjithashtu premtoi ndihmë shëndetësore për pjesëtarët e këtyre familjeve, të cilat vuajnë nga sëmundje të ndryshme dhe kanë nevojë për trajtim e kujdes të veçantë.

Pas vizitave në këto familje, ministrja Kodheli falënderoi Forcat e Armatosura për angazhimin e tyre në hapjen e rrugëve të bllokuara nga bora dhe transportimin e ndihmave me helikopter në zonat më të thella të vendit, duke u ndalur veçanërisht në qarkun e Dibrës.

[IMG_0130] “Forcat e Armatosura kanë qenë që nga Xibra, fshati Ketë, me ndihma të cilat i kanë transportuar qoftë nga ajri qoftë në rrugë tokësore. Kanë qenë prezentë në fshatin Lis pranë Bashkisë Klos për sa i përket disa orendive shtëpiake. Jemi bashkërisht me to duke shpërndarë ndihma ushqimore në familjet në nevojë. E bëjmë këtë përtej angazhimit tonë në emergjenca, e bëjmë këtë përtej angazhimeve tona kushtetuese. Ndaj dua t’i falenderoj edhe njëherë për gjithë angazhimin e tyre kushtetues, por edhe njerëzor në ndihmë të familjeve në nevojë”, u shpreh ministrja Kodheli.

Ashtu siç u shpreh edhe vetë ministrja Kodheli, angazhimi dhe kontributi i Forcave të Armatosura në ndihmë të banorëve të zonave të izoluara dhe atyre në nevojë, do të vijojë në të gjithë vendin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat