Pesticidi “Chlorfenapyr” përdoret për drurin, i rrezikshëm për njeriun

Shqipëria

Pesticidi “Chlorfenapyr” përdoret për drurin, i rrezikshëm për njeriun

Më: 17 janar 2017 Në ora: 20:57
Linda Tafaj

Shefja e sektorit laborator në Institutin e Shëndetit Publik, Linda Tafaj tha për emisionin BOOM në Rtv Ora News, se pesticidi “Chlorfenapyr” përdoret në Bashkimin Evropian për ruajtjen e drurit.

Ajo tha se ky pesticid është shumë i rrezikshëm për shëndetin e njeriut por edhe për gjallesat e tjera ujore dhe jo vetëm.

Tafaj: Ky pesticid nuk është i njohur në Shqipëri sepse nuk është i regjistruar nga Ministria e Bujqësisë për përdorim si lëndë aktive në produktet për mbrojtjen e bimëve. Nuk është as i aprovuar si lëndë aktive për përdorim në biocide nga Ministria e Shëndetësisë. Nuk është i autorizuar në Bashkimin Evropian as si produkt për mbrojtjen e bimëve. Është i autorizuar për t’u përdorur si konservant për drurin. Diçka për sa i përket vetive që ka kjo substancë. Është toksike në qoftë se merret përmes frymëmarrjes. Është e dëmshme në qoftë se merret përmes gëlltitjes dhe është shumë toksike për organizmat ujor sidomos për organizmat vertebror dhe e ka këtë efekt toksik afatgjatë. Në qoftë se një substancë është e ndaluar të përdoret në një vend, atëherë gjetja e asaj në një produkt ushqimor është alarmante. Normalisht është shkelje e ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat