Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 18 janar 2017 Në ora: 07:22
Ilustrim

Vranësira dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të mbeten prezent në vendin tonë edhe gjatë të mërkurës ku më të theksuara do të jenë në zonat jugore dhe juglindore të vendit. Herë pas here do të ketë edhe intervale me kthjellime.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe reshje të dendura dëbore në zonat juglindore duke lënë me vranësira dhe reshje më të dobëta shiu e dëbore zonat veriore dhe qendrore të vendit. Gjatë natës do të ketë ndërprerje të reshjeve.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale të ditës, më e ndjeshme kjo në orët e mëngjesit. Era do të fryjë mesatare gjatë ditës por e fortë gjatë natës duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në det të gjenerohet dallgëzim deri në 5 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat