Basha përshëndet kreun e ri të PE-së: Një mik i jashtëzakonshëm i PD-së

Shqipëria

Basha përshëndet kreun e ri të PE-së: Një mik i jashtëzakonshëm i PD-së

Më: 18 janar 2017 Në ora: 11:24
Kreu i PD-së Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka përshëndetur kreun e ri të Parlamentit Europian, Antonio Tajani. Me një mesazh urimi, Basha bën publik edhe faktin se Tajani përveç se nënkryetar i Partive  Popullore Europiane është edhe një mik i jashtëzakonshëm i PD-së.

Më poshtë deklarata e plotë e kreut të PD-së:

Sot i përcolla urimet e mija Antonio Tajanit, Presidentit të sapozgjedhur të Parlamentit Europian.

Tajani është jo vetëm nënkryetar i Partisë Popullore Europiane ku bën pjesë Partia Demokratike, por edhe një mik i jashtëzakonshëm.

Si zëvendësPresident i Komisionit Europian dhe Komisioner i BE ai ka mbështetur përherë përpjekjet e Shqipërisë për zhvillim ekonomik.

Jam i lumtur për zgjedhjen e tij në krye të Parlamentit Europian që do të më japë mundësinë të punojmë së bashku për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë në BE.??

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat