Halimi: Votimi elektronik do të bëhet me hir a me pahir

Shqipëria

Halimi: Votimi elektronik do të bëhet me hir a me pahir

Më: 18 janar 2017 Në ora: 11:47
Deputeti i PD-së, Eduard Halimi

Deputeti i PD-së, Eduard Halimi ka kërkuar sot nga mazhoranca që të angazhohet për të garantuar votimin elektronik në zgjedhjet e qershorit.

Nisur nga pr.ligji për sigurinë kibernetike që i ishte shtruar për diskutim komisionit të Ligjeve, Halimi gjeti rastin për t’iu drejtuar kolegëve të koalicionit qeverisës: “ Ky pr.ligj vjen në një kohë ne kërkojmë votimin elektronik. Bëni kodin dhe e votojmë.  Votimi elektronik zgjidh përfundimisht problemin e zgjehdjeve. Votimi elektronik do të bëhet me hir a me pahir, ndaj  të ulim tensionet,” ka theksuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat