Tërmet 5.6 ballë në Itali, lutja dëshpëruese e shqiptarit

Shqipëria

Tërmet 5.6 ballë në Itali, lutja dëshpëruese e shqiptarit

Më: 18 janar 2017 Në ora: 12:35
Ilustrim

Lëkundje tërmeti janë ndjerë sot sërish në qendër të Italisë, duke alarmuar kështu shumë banorë.

Dy tërmete të forta janë regjistruar sot në orën 10:25 në L’Aquila dhe Rieti me magnitudë 5.3 dhe 5.4 ballë.

Tërmeti me magnitudë 5.3 ballë u ndje edhe në Abruzzo, Marce Lazio dhe Romë, ndërsa lëkundjet me magnitudë 3.2 ballë ka pasur edhe në Amatrice.

Një shqiptar shkruan, ku kërkon që të lutemi për të dhe jetën e banorëve të tjerë:

Përshëndetje jeta osh qef. Sapo përjetuam një termet 5.3 ballë në Pizzoli të Aquilas, përjetuam një tmerr të madh, lutuni për ne sepse na duhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat